Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës sot i ka marrë nga morgu i Durrësit dy vëllezërit Abazi nga Gjilani, të cilët u nxorën pa jetë nga rrënojat e një hoteli të shembur në Durrës.
Njoftimin e ka bërë drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, shkruan Gazeta Sinjali.
“Instituti i Mjekesise Ligjore – duke i terhjekur nga morgu i Durresit vellezerit Abazi nga Gjilani. Falenderojme drejtorin e IML ne Shqiperi dr. Bledar Xhemaili, ambasaorin e R. se Kosoves z. Nait Hasani, ministrin Z. Gent Cakaj, dr. Naim Uka, dr. Flamur Dylhasi, z. Driton Krasniqi”, ka shkruar Gërxhaliu.
Shemsedin dhe Isa Abazi nga fshati Livoç i Gjilanit nuk mundën t’i mbijetojnë rrënojave që la shembja e hotelit ku po qëndronin. Për vdekjen e tyre u njoftua zyrtarisht gjatë ditës së djeshme. /Gazeta Sinjali/