image I mbijetuari i Masakrës së Reçakut: Sot më ka ardhur rëndë si në ditën e masakrës, kur nuk e kam ditur a po shpëtojë

Sociale

I mbijetuari i Masakrës së Reçakut: Sot më ka ardhur rëndë si në ditën e masakrës, kur nuk e kam ditur a po shpëtojë

news image

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore serbe hyrën në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, ku kryen një nga masakrat më të rënda në Kosovës. Ndonëse është dokumentuar me pamje dhe dëshmi të shumë njerëzve, përfshirë edhe William Wolker, autoritetet serbe janë munduar ta fshehin atë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se Masakra e Reçakut është ‘gënjeshtër’. Ai ka thënë se Serbia po bën dokumentar për ngjarjen në Reçak që sipas tij është e trilluar.

E ndaj kësaj deklarate, kanë reaguar ShBA, BE dhe William Walker, që ishte dëshmitar.

Deklaratat e zyrtarëve serbë po i shqetësojnë banorët e Reçakut që e përjetuan vetë tmerrin e asaj masakre.

Njëri nga ta thotë se është shumë e rëndë të flitet për ekzistencën e Masakrës së Reçakut.

Për mua është shumë e rëndë të flasim për ekzistencën e Masakrës së Reçakut. Sot më ka ardhur rëndë si në ditën e masakrës, kur nuk e kam ditur a po shpëtojë . Më ka ardhur rëndë si atë ditë që i kam parë i pari vëllain e kushërinjtë pa kokë e pa zemër. As atë ditë nuk më ka ardhur më vështirë se sot” , ka thënë Ramë Shabani për RTV Dukagjinin.

/GazetaSinjali/