Fotografia e vendosur në shkollën teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë ku ndalohet bartja e shamisë në shkollë, ngjalli reagime të shumta nga persona të shumtë të sferës publike.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe imami kosovar, Muhamed Dërmaku, sipas të cilit, drejtoresha e shkollës teknike nuk ka faj, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se drejtoresha e shkollës vetëm ka zbatuar udhëzimin administrativ nga Ministria e Arsimit.
“Drejtoresha e shkollës në Gjakovë nuk ka bërë asnjë gabim shtesë, mos i hipni në qafë. Ajo thjesht i ka nxjerrë në foto gjërat e ndaluara brenda shkollës që i përfshinë një udhëzim administrativ nga Ministria e Arsimit”, ka shkruar Dërmaku.
Mes tjerash ai ka thënë se shumica e njerëzve më mirë kuptojnë nga fotot sesa nga shkrimet.