image Imami i xhamisë në Liverpool: Mane na ndihmon t'i pastrojmë tualetet

Futboll

Modestia/ Imami i xhamisë në Liverpool: Mane na ndihmon t’i pastrojmë tualetet

news image

Është futbollisti i katërt më i mirë në botë, por Sadio Mane ka përulësinë e një personi të pastrehë.

Një rast unik të modestisë dhe humanizmit të yllit afrikan e ka treguar imami i një xhamie në Liverpool.

“Sadio shpesh vjen në xhami, në shtëpi ai ka Bentley por ai këtu vjen me veturë të thjeshtë. Ai nuk kërkon vëmendje dhe nuk është arrogant, madje ai na ndihmon t’i pastrojmë tualetet”, ka thënë ai, transmeton Gazeta Sinjali.

https://twitter.com/GrizzKhan/status/1216013120914804738

Deklarata e imamit për sulmuesin e Liverpoolit ka bërë që ky i fundit të vlerësohet shumë në rrjetet sociale.

Javë më parë, një fotografi e tij me telefon të thyer ishte bërë virale duke treguar modestinë që ka, përkundër milionave që fiton si futbollist.

Related image

Paga e tij në klubin anglez është 100 mijë funta në javë, që në vit arrin shifrën e 5 milionë funtave.

Javën e kaluar Mane fitoi çmimin ‘Futbollisti i vitit në Afrikë’ duke e mposhtur konkurrëncën e Mohamed Salah dhe Riyad Mahrez. /Gazeta Sinjali/