image Ilir Meta vjen në Kosovë, dekoron njësitë ushtarake e policore të Kosovës

Kosovë

Vizitë/ Ilir Meta vjen në Kosovë, dekoron njësitë ushtarake e policore të Kosovës

news image

Presidenti i Shqipërsië, Ilir Meta, sot do të qëndrojë në Kosovë me qëllim të ndarjes së dekoratave për njësitë e kërkim-shpëtimit, që shërbyen në zonat e tërmetit në Shqipëri.

Meta do të vizitojë Ministrinë e Mbrojtjes, ku përveç se me ministrin në detyrë, do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj,

Pak orë më vonë, Meta së bashku me Haradinajn vizitojnë komunën e Gjilanit, ku priten nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.

Meta, Hardinaj dhe Haziri do të qëndrojë në fshatin Livoq të Gjilanit, ku do të vizitojnë familjen Abazi që humbi dy djem në tërmetin në Shqipëri./Gazeta Sinjali/