image Ilir Meta valëvit flamurin amerikan, reagon ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim

Politikë

Politikë/ Ilir Meta valëvit flamurin amerikan, reagon ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta mbajti në duar flamurin amerikan, që u pa të valëvitet pranë atij shqiptar, në podiumin e ngritur para presidencës gjatë manifestimit që u mbajt sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas tubimit të organizuar nga Presidenti Meta, pasditen e sotme, për shfaqjen e flamurit amerikan, ku shprehet se Amerika mbështet protestat paqësore.

“U surprizova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e mbrëmjes së sotme. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se SHBA-të mbështesin të drejtën e protestës paqësore. Ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e mbrëmjes së sotme”, shkruan Kim në një postim në Twitter.

Ky manifestim është thirrur nga presidenti i vendit, Ilir Meta.

Meta ka paralajmëruar dhe është betuar për shpërndarje të Parlamentit, në rast se qeveria nuk do të marrë në konsideratë firmosjen e dekretit të tij, për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Meta do të hyjë në Parlament dhe do të firmosë shpërndarjen e tij./Gazeta Sinjali/