image Ilir Meta i bindur në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit: Kosova do ta fitojë edhe këtë sfidë

Politikë

Ilir Meta i bindur në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit: Kosova do ta fitojë edhe këtë sfidë

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur i bindur në pafajësinë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta thotë se Kosova, me urtësi, unitet dhe largpamësi do ta fitojë edhe këtë sfidë.

“I bindur në pafajësinë e Presidentit të Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Kadri Veseli.
Kosova, me Urtësi, Unitet dhe Largpamësi do ta fitojë edhe këtë sfidë!”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/3116228498423402/?type=3&theater

Më herët gjatë një konference me gazetarët, Meta kërkoi mbështetje nga Kosova dhe Shqipëria për Presidentin Thaçi dhe kreun e PDK-së Veseli për të përballuar aktakuzat për krime lufte të ngritura ndaj tyre./Gazeta Sinjali/