Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka kundërshtuar përsëri vendosjen e taksës doganore ndaj qytetarëve të Kosovës.
Meta, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në një transmetim në RTV Dukagjini dhe ABC Neës ka thënë se veprimet e njëanshme si ajo e vendosjes së taksës nuk u shërbejnë raporteve mes shqiptarëve.
“Nëse edhe pala e Kosovës do të vendoste taksa, shqiptarët do të ndaheshin edhe më shumë”, tha ai.
Presidenti i Shqipërisë ka thënë se Rruga e Kombit u ndërtua të bashkojë shqiptarët.
“Edhe sikur të mos paguhej asnjë euro, por vetëm ndalja te trau i doganës është një bezdi për qytetarët e Kosovës”.
Meta ka thënë se është e vërtet që reagimi i qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë është më i shpejt se ajo që bëjnë institucionet e dy shteteve.
I pyetur nëse ka krisje në raportet mes presidentëve dhe kryeministrave të Kosovës dhe Shqipërisë, Meta ka refuzuar se ka probleme me presidentin Hashim Thaçi.
“Me zotin Thaçi kemi komunikime të vazhdueshme. Një nga këshilltarët e mi janë nga Kosova. Jemi në komunikim të përhershëm me institucionet e Kosovës edhe me drejtuesit e opozitës [në Kosovë]. Janë gjëra të parëndësishme gjërat tjera”, tha ndër të tjera Ilir Meta./Gazeta Sinjali/