image Ilir Meta bën thirrje për protestë më 2 mars

Rajon

Shqipëri/ Ilir Meta bën thirrje për protestë më 2 mars

news image

Presidenti Ilir Meta ka ftuar sërish qytetarët që t’i bashkohen thirrjes së tij për të protestuar në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015.

Duke marrë shkas nga ky raport kreu i shtetit thekson se vendi ynë nuk do të jetë më “lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare”.

“Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.

Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.

Bashkë për Kushtetutën! Bashkë për Shqipërinë!”, shkruan Presidenti.