Tash e disa muaj moderatorja e njohur, Ilda Bejleri është shkëputur nga ekrani, për arsye që deri më sot nuk ishin të ditura.
Ilda ka zbuluar se ka preferuar të kalojë momentet me familjen dhe miqtë e saj, por ajo ka njoftuar se do të rikthehet së shpejti.
“Oferta ka, por megjithatë dua që t’ja lë kohës dhe ta them atëherë kur të jetë momenti. Për momentin dua të shijoj gjërat e bukura, me familjen, shoqërinë dhe miqtë. Do të jetë surprizë, por ju premtoj që do të jetë surprizë e bukur”, tha ajo.
Moderatorja gjithashtu ka shpalosur edhe eksperiencën e saj te Procesi Sportiv, e cila tha se ishte lodhur nga klishetë.
“Eksperienca ime tek Procesi Sportiv ka qenë diçka shumë e bukur, por isha mësuar që të prezantoja vetëm. Mendoj që ndoshta jemi lodhur pak nga klishetë, pra edhe sporti ka nevojë për njerëz që thonë të vërtetën, për një analizë reale”, tha moderatorja. /Gazeta Sinjali/