image IKSHPK uron Bajramin, kërkon të shmangen vizitat te familjarët

Shëndetësi

Shëndetësi/ IKSHPK uron Bajramin, kërkon të shmangen vizitat te familjarët

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Nëpërmjet një njoftimi për media IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë rekomandimet e dhëna nga ta dhe Ministria e Shëndetësisë ashtu siç edhe janë udhëzuar edhe nga Bashkësia Islame duke marrë parasysh se rreziku nga Covid-19  nuk ka kaluar ende.

“Prandaj, duke pasur parasysh se rreziku nga COVID-19 nuk ka kaluar ende, IKSHPK bënë thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale tek familjarët dhe tek njëri-tjetri, dhe të vazhdohet me zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK dhe të MSH, ashtu siç jeni udhëzuar gjithashtu edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës. Sakrificën dhe kujdesin tonë për të ruajtur shëndetin e të gjithëve le ta konsiderojmë si një vlerë sublime. Vetëm me kujdesin e shtuar të të gjithëve, me përkushtimin dhe angazhimin e përbashkët do të mund ta tejkalojmë këtë situate”, thuhet në njoftimin e tyre./GazetaSinjali/