image IKSHPK sqaron edhe njëherë të gjitha masat e reja kundër Covid-19

Shëndetësi

IKSHPK sqaron edhe njëherë të gjitha masat e reja kundër Covid-19

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka publikuar edhe njëherë masat e reja kundër koronavirusit.

Pika e parë është mbajtja e maskës, e dyta vijon me mbajtjen e distancës 2 metra.

Po ashtu janë shtuar edhe disa komuna ku ndalohet qarkullimi nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Në postimin më poshtë mund të informoheni saktë për masat e reja.

Postimi i plotë i IKSHPK-së:

Bartja e maskave mbrojtëse është obligative

• Mbajta e distancës prej 2 m obligative

• Institucionet obligohen të mbajnë dezinfektues dhe maska në vende të qasshme

• Qytetarët mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike mund të dalin në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej 05:00 deri 10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej 18:00 deri 21:00)

• Në komunat: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Gjilan, Fushë Kosovë, Shtërpcë, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan  nga ora 21:00-05:00 ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave jashtë shtëpive  (Qarkullimi lejohet për raste urgjente shëndetësore)

• Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private

• Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura

• Të gjitha Qendrat tregtare obligohen që ta zbatojnë orarin nga 05:00-21:00 duke respketuar në tërësi Manulin për mbrojtje nga COVID-19

• Pezullohen puna në tregjet publike të automjeteve dhe tregjet e kafshëve

• Pezullohen ceremonitë fetare në Institucionet fetare në RKS

• Ndalohet grumbullimi i qytetarëve më shumë se 5 persona në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme

• Operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal

• Qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut obligohen që kur hyjnë në Kosovë të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e RKS

#Bartemaskën. /Gazeta Sinjali/