image IKSHPK publikon bilancin e fundit të koronavirusit në Kosovë

Shëndetësi

IKSHPK publikon bilancin e fundit të koronavirusit në Kosovë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6 raste të vdekjeve si pasojë e COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, sipas raportit të fundit, bëhet e ditur se janë regjistruar edhe 309 raste pozitive me koronavirus.

IKSHPK ka bërë të ditur se janë shëruar 601 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 44.436 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.144.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 126 raste, Ferizaj 25 raste, Podujevë 19 raste, Vushtrri 19 raste, Mitrovicë 14 raste, Gjakovë 12 raste, Viti 11 raste, Malishevë 10 raste, Deçan 9 raste, Gjilan 7 raste, Pejë 7 raste, Prizren 7 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 4 raste, Klinë 4 raste, Lipjan 4 raste, Suharekë 4 raste, Drenas 3 raste, Junik 3 raste, Obiliq 3 raste, Kamenicë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj.Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën!Respektoni distancën!

/GazetaSinjali/