image IKSHPK publikon bilancin e fundit të koronavirusit në Kosovë

Shëndetësi

IKSHPK publikon bilancin e fundit të koronavirusit në Kosovë

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste të vdekjeve si pasojë e COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, sipas raportit të fundit, bëhet e ditur se janë regjistruar edhe 301 raste pozitive me koronavirus.

IKSHPK ka bërë të ditur se janë shëruar 457 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.835 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.442.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 103 raste, Podujevë 32 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Vushtrri 15 raste, Mitrovicë 14 raste, Drenas 13 raste, Ferizaj 12 raste, Gjakovë 10 raste, Obiliq 10 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 6 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Viti 4 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe Dragash 1 rast.

/GazetaSinjali/