image IKShPK: Pothuajse të gjitha rastet me COVID-19 në Kosovë janë me variantin Omicron

Shëndetësi

IKShPK: Pothuajse të gjitha rastet me COVID-19 në Kosovë janë me variantin Omicron

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se pothuajse të gjitha rastet e konfirmuara me Covid-19 janë me variantin Omicron.

Kjo gjë u tha gjatë mbledhjes së Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të situatës me COVID-19.

Varianti i ri i koronavirusit kërkon përditësim të masave duke u bazuar në të dhëna, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në hapje të takimit.

Për shkak të natyrës jashtëzakonisht ngjitëse të variantit Omicron, rritja e rasteve, të paktën për një kohë, ishte e pashmangshme. Prandaj, kryeministri kërkoi nga ky Komitet, që masat e vendosura ta kenë si qëllim kryesor ngadalësimin e rritjes së rasteve“, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Nga ky takim u bë thirrje për qytetarët që të mos nënvlerësohet varianti Omicron. Të gjitha informatat nga vendet e tjera dëshmojnë qartë dhe pa asnjë dyshim se ky variant mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe humbje jete, sidomos mes personave të pavaksinuar dhe, deri diku, edhe mes atyre që nuk kanë marrë dozën përforcuese.

Prandaj, u bëj thirrje qytetarëve që të vaksinohen sa më shpejt dhe, në veçanti, ta marrin dozën përforcuese posa të kalojnë tre muaj pas marrjes së dozës së dytë. Si gjithmonë, mjeti më i fortë dhe më efikas për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët përreth nesh mbetet vaksinimi masiv”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti në këtë takim

/GazetaSinjali/