image IKSHPK me apel të veçantë për të moshuarit: Rrini në shtëpi, kjo ua shpëton jetën

Kosovë

Shëndetësi/ IKSHPK me apel të veçantë për të moshuarit: Rrini në shtëpi, kjo ua shpëton jetën

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar në mënyrë të veçantë të moshuarit që të mos dalin nga shtëpia dhe të ju përmbahen rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së.

Përmes një postimi në Facebook IKSHPK u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mbajnë distancë sociale 2 metra dhe të aplikojnë masat e nevoshme higjienike, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën! Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia! Mbani distancë sociale për 2 metra! Aplikoni masat e nevojshme higjienike”, thuhet në apelin e tyre./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2638187436309244?__xts__[0]=68.ARCcQCNEetUVEAN5QGUk3aI09BfUQbHFOUeCK7AL6_VPOI2KwoH1RLItZi6JS1tWEbDYw0k5Ihvs6CKqeA9Ip3oU3l31nex8fWbE-6SShKrL-OL8Z8pNKMo0KTeXTPKCr3enKr6J8P4Cc8YeCRGiLb8dN9845IbBGS-ZNDtK2jvXNNaik78NWErbeqgFDiOYJuwL6Xu-xXPuG63b1V2QAX74LrYWcDjzX0kUET74DZGnywN8gvZl5Q-I4vWNFcuj5CvLbnZGiKM0w7d98JSfdZOMPI7OAX_czKv9QU37QAYnGPA6oyVLUkcm2_7BEFOFMAvti7J9B15WAkD7lN8Pqw&__tn__=-R