image IKShPK: Mbi 800 mijë vaksina antiCOVID janë në stok

Shëndetësi

IKShPK: Mbi 800 mijë vaksina antiCOVID janë në stok

news image

Sot Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike e ka vizituar komisioni parlamentar për shëndetësi, ku u tha se vaksinimi për mbrojtje ndaj COVID-19 është storie suksesi.

IKShPK njoftoi se në stok janë më shumë se 800 mijë vaksina antiCOVID.

Deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku tha se ka vaksina mjaftueshëm derisa bëri thirrje për vaksinim.

“Sot jemi në një situatë më të qetë epidemiologjike… Është evidente që ka rënie të kërkesës për vaksinim dhe vaksina ka mjaftueshëm”, tha ajo.

Ndërsa, drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani tha se situata epidemiologjike në vend është e qetë.

“Vaksinimi mund të vlerësohet si storie suksesi për popullatën e Kosovës”, tha ai.

/GazetaSinjali/