image IKSHPK: Mbi 500 mijë qytetarë janë testuar për COVID-19

Shëndetësi

IKSHPK: Mbi 500 mijë qytetarë janë testuar për COVID-19

news image

Testimet për COVID-19 në Kosovë kanë filluar që nga shkurti i vitit të kaluar, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri tani janë testuar 508 mijë e 333 persona të cilët kanë pasur simptoma të infeksionit ose kontakt me personat e infektuar me këtë virus.

Nga të gjithë personat e testuar, 102 mijë e 742 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, prej të cilëve 2 mijë e 105 kanë ndërruar jetë.

“Numri total i rasteve pozitive është 102 mijë e 742 raste nga 508 mijë e 333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.105 raste të vdekjes”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot ka arritur në 89 mijë e 141.

Kësisoj, numri i rasteve aktive momentalisht është 11 mijë e 496./Gazeta Sinjali/