image IKSHPK-ja përmirëson njoftimin - Sonte nuk ka rast të ri me koronavirus në Suharekë

Kosovë

Shëndetësi/ IKSHPK-ja përmirëson njoftimin – Sonte nuk ka rast të ri me koronavirus në Suharekë

news image

Pesë mostra të dyshimta në Komunën e Suharekës që janë testar sot për koronavirus kanë rezultuar negative, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj i cili ka falenderuar bashkëqytetarët e tij për respektimin e rregullave.

“Lajm tjetër i mirë për Suharekën. Asnjë rast sonte me Covid-19. 5 mostrat e marra sot janë me rezultat negativ. Njerëz t’mirë të vendit t’mirë. Faleminderit që respektuat rregullat”, ka shkruar Muharremaj, duke kërkuar nga suharekasit që të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë, “me përgjegjësi për veten, familjen dhe vendin”.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik fillimisht njoftoi se në Komunën e Suharekës është konfirmuar një rast i ri, por më pas e përmirësoi këtë njoftim, duke larguar këtë rast. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/balimuharremaj1/photos/a.160718134614104/533528100666437/?type=3&theater