image IKSHPK-ja ia huqë për numrin e rasteve të reja me koronavirus në tri komuna

Shëndetësi

IKSHPK-ja ia huqë për numrin e rasteve të reja me koronavirus në tri komuna

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka njoftuar për regjistrimin e 267 rasteve me koronavirus në vend, duke shënuar kështu rekord të rasteve brenda një dite.

IKSHPK ka disa ditë që ka filluar ta publikojë tabelën me të dhënat për rastet e reja me koronavirus në komunat e Kosovës, duke përfshirë edhe fshatrat se nga vijnë të infektuarit.

Por, në tabelën e sotme, IKSHPK ka bërë një gabim në shifra. Në njoftimin e tyre thuhet se në Komunën e Gjakovës janë konfirmuar 22 raste të reja, por kanë gabuar në shifër kur janë klasifikuar vendbanimet se nga janë të infektuarit.

Në tabelë thuhet se janë vetëm 21 raste: Gjakovë 14, Rogovë 1, Nivokaz 1, Ujëz 1, Fshaj 1, Pjetërshan 1, Skivjan 1 dhe Janosh 1.

Po ashtu, IKSHPK ka gabuar edhe tek Komuna e Podujevës, ku në njoftim thuhet se janë 23 raste, ndërsa kur klasifikohen vendbanimet janë vetëm 21.

Podujevë 11, Bradash 3, Sallabajë 2, Dumnicë 2, Lupç i Poshtëm 2, Batllavë 1.

Gabimi tjetër është edhe tek Komuna e Prizrenit. Në njoftim thuhet se janë 20 raste, ndërsa në tabelën kur klasifikohen vendbanimet thuhet se janë vetëm 19.

Prizren 13, Tupec 2, Poslishtë 1, Planej 1, Krushë e Vogël 1, Korishë 1.

Nuk është hera e parë që IKSHPK bën gabime, edhe dje kishte gabuar sa i përket shifrave të rasteve te reja me koronavirus në Komunën e Lipjanit.

Ka pasur raste kur komunat kanë demantuar shifrat e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/