image IKSHPK e shqetësuar nga daljet e qytetarëve: Mos u grumbulloni, rrini në shtëpi

Kosovë

Pandemia/ IKSHPK e shqetësuar nga daljet e qytetarëve: Mos u grumbulloni, rrini në shtëpi

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka kërkuar nga qytetarët të mos grumbullohen pasi që janë parë numër i madh i njerëzve në kryeqytet.

“Vërehen grumbuj të njerëzve në kryeqytet! Ju lutemi qytetarëve të rrijnë në shtëpi dhe të mos grumbullohen! Ruani higjienën, mbani distancën sociale, sepse këtë sfidë do ta kalojmë aq shpejt sa ne kujdesemi për veten dhe të tjerët!

Ne e kemi situatën ende nën kontrollë, për aq sa qytetari e ka nën kontroll vetveten”, shkruan IKSHPK.

Kujtojmë se mbrëmë pas mesnate janë konfirmuar edhe tri raste të reja me koronavirus në Kosovë. Numri i përgjithshëm ka arritur në 135./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2648687451925909?__xts__[0]=68.ARAK0BNiqEqanGKoQZMoa5SJeiECzNoZzGuxzHfTBNhlT1CPI8bObPgujEb1h3GnkIPeGODF9xyEDlDA419y4l59SR0RfBNRGSd5H77JjjRP4r1Ip7By2o_Gu6pNghi3ALdz4X8gEJC1n1ab-o3bcQ2rI9rlNAHFcsm9HrPzb9jOBi3t05sIyz09Jm72j6QoX200VDBTeZPD25EIuXK2-0EDnnZhvgEHi4IQzPpbnjqMUxTZg5xrZS5lHzhV9a15kTVcyKzfm0EH-St8EaNFlQrsSxF8O-YDaEJZhCxQacySYYiefygoPNtA-LxDPsEa9RhDAIAel4gm-COgZz04FQ&__tn__=-R