Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë sërish apel tek qytetarët për vaksinim, shkruan Gazeta Sinjali.
IKSHPK ka theksuar se varianti Delta po përhapet me shpejtësi dhe numri i rasteve po rritet.
“Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital. Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima“, thuhet në njoftim.
Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur dy persona nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 562 raste të reja.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
Qytetarë të dashur!
-Varianti Delta po përhapet me shpejtësi dhe numri i rasteve po rritet!
Ju lutemi!
– Vaksinohuni!
– Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!
– Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!
– Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!
– Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.
– Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!
– Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.
– Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.
– Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.
– Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.
– Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.
Qytetarë të dashur!
– Vaksinohuni!
– Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën! /GazetaSinjali/