image IKSHPK apel qytetarëve: Në mënyrë rigoroze mbani distancën 2 metra nga njëri-tjetri

Kosovë

Njoftim/ IKSHPK apel qytetarëve: Në mënyrë rigoroze mbani distancën 2 metra nga njëri-tjetri

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë apel qytetarëve që të mbajnë në mënyrë rigoroze distancën sociale për 2 metra nga njëri-tjetri.

IKSHPK përmes një njoftimi ka thënë se qëndrimi në shtëpi ua shpëton jetën, shkruan Gazeta Sinjali.

“Virusi nuk ka këmbë! Fat i madh që nuk ka këmbë me ecë! Mos ia jepni këmbët e juaja sepse ia mundësoni me na nxënë! NË MËNYRË RIGOROZE MBANI DISTANCËN SOCIALE PËR 2 METRA NGA NJËRI TJETRI! Nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit social, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare. TA PARANDALOJMË KËTË! QYTETARË QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Më tej, Instituti u ka bërë lutje qytetarëve që t’i reduktojnë daljet dhe t’i ndjekin rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë.

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2618253894969265

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 24 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/