image IKSHP-ja tregon për gjendjen e 77-vjeçarit me koronavirus

Kosovë

Njoftim/ IKSHP-ja tregon për gjendjen e 77-vjeçarit me koronavirus

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se gjendja e 77-vjeçarit të infektuar me koronavirus po rëndohet herë pas here.

Përmes një njoftimit, IKSHP-ja, ka bërë të ditur se 77-vjeçari është me oksigjen-terapi.

“Dhjetë prej tyre janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive, gjendja e nëntë prej tyre është stabile përveç rastit të moshës 77 vjeçare i cili kohë pas kohe lehtësisht e rënduar dhe me Oksigjenoterapi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në Kosovë deri tani janë shënuar gjithsej 16 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/