image IKSHPK apelon qytetarët për kujdes të shtuar: Po shkojmë drejt një normaliteti të ri

Shëndetësi

IKSHPK apelon qytetarët për kujdes të shtuar: Po shkojmë drejt një normaliteti të ri

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot kanë rezultuar pozitiv 79 raste me koronavirus, ndërsa 71 janë shëruar.

Me rritjen e këtij numri IKSHKP-ja ka apeluar qytetarët për kujdes të shtuar, transmeton Gazeta Sinjali.

“Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura”, thuhet në njoftimin e IKSHKP-së.

Tutje IKSHKP në njoftim tha se normaliteti i ri paraqet ndërrimin e sjelleve të qytetarëve për të mirë. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2864634743664511?__xts__[0]=68.ARANy6OIHRPQHmDpQkHYUWNiBz0zL9C9w7IO9rHenCsGDokSF1KNdu3pqod3KAvpQYyHKyD9uqokUpP8krFFxkIVATKQN4GJNbEKXWKWWnTM3PXo2KhW-xydEHUxfB__6fg_bHWpekBxAtlu2w30MLuog6KSWRAn2Mp474SPhY-wmxYkfIcWghv11pv6AwOiDrPYETmwRm8yUjWsXk_jLDHjQeY0WVZZo1heHnnhhoNS5euamD9hH5EO2HcCYeJtSVEJ0SyoJT6364m0SFWozaVLcVEypuvwpEJze-ym5_gSO2oZN0crq5JMr05l3cn2xwZc7DI1EWTJ7T5bfofWSw&__tn__=-R