Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vend do të vazhdojnë reshjet e shiut, kryesisht më shumë në pjesën perëndimore të vendit.
IHMK ka bërë të ditur gjithashtu se në këtë pjesë të Kosovës mund të ketë vërshime.
“Duke filluar nga sot pasdite 22/11/2022, në pjesën më të madhe të vendit do të vazhdojnë reshjet, por me intensitet dhe në sasi, më të larta do të jenë në pjesën perëndimore të vendit. Kjo situatë do ta vështirësoi edhe më tepër edhe ashtu të rënduar nga ditët e kaluar e të cilat shkaktuan disa vërshime”, thuhet në njoftim.