Drejtori sportive i Lazios, Igli Tare është shprehur shumë i zhgënjyer me trajtimin që Qeveria e italisë po ia bën futbollit.
Ai u shprehë që Qeveria spo e ndihmon aspak futbollin, transmeton Gazeta Sinjali.
Shqiptari pati disa fjalë edhe për ministrin e Sportit, Spadafora duke e quajtur të papërgjegjshë.
“Të ndalesh tani do të thotë që me shumë mundësi të mos fillosh as në shtator dhe kjo do të ishte e paimagjinueshme. Qeveria po tallet me futbollin dhe nuk po e ndihmon aspak. Nuk arrij ta kuptoj sesi ministri i Sportit Spadafora është kaq i papërgjegjshëm, por sigurisht që ekzistojnë qeveri në Europë që po e ndihmojnë futbollin dhe këtu kam parasysh Anglinë, Gjermaninë e Spanjën”, tha Tare./Gazeta Sinjali/