Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Blendi Idrizi ka shënuar gol në fitoren e thellë të Schalke 04 në miqësore kundër Hamborn, transmeton Sinjali Sport.
Në këtë duel, Idrizi shënoi golin e tretë në minutën e 15-të të miqësores.
Schalke 04 këtë sfidë e fitoi me rezultatin e lartë 14:0, ku dhjetë gola u shënuan vetëm në pjesën e dytë. /Gazeta Sinjali Sporti/