image Ky është i arrestuari për shpërthimin që e la të vdekur policin e njësisë speciale

Kosovë

Identiteti/ Ky është i arrestuari për shpërthimin që e la të vdekur policin e njësisë speciale

news image

Është mësuar identiteti i të arrestuarit si i dyshuar për eksplodimin e mbrëmshëm në Zhur të Prizrenit që e la të vdekur policin e njësisë speciale, Sami Thaçin.

Iran Badalli është personi i arrestuar nga Policia e Kosovës për rastin e mbrëmshëm fatal gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij.

Badalli është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për 48-orë.

Në shtëpinë e tij Policia kishte shkuar për bastisje pas një thirrje për dhunë  në familje dhe narkotikë, ndërsa një shpërthim aty i mori jetën policit dhe plagosi dy të tjerë. I plagosur mbeti edhe një fëmijë. /Gazeta Sinjali/