image Identifikohen rreth 60% të të burgosurve në kampet e Aushvicit

Botë

Botë/ Identifikohen rreth 60% të të burgosurve në kampet e Aushvicit

news image

Muzeu Aushvic – Birkenau ka bërë të ditur se deri tani janë identifikuar më shumë se 60% e rreth 400 mijë të të burgosurve të regjistruar në kampin e përqendrimit të Aushvicit në Gjermaninë naziste.

Në këtë shifër nuk hyjnë viktimat e holokaustit, rreth 900 mijë hebrenj të internuar në Aushvic dhe të vrarë në dhomat e gazit.

Sipas këtij muzeu, pas shkrirjes së listave të të burgosurve të regjistruar dhe të dhënave nga listat e transportit, rezultatet e kërkimit në faqen online www.auschwitz.org, do të pasurohen me mbi 420 mijë emra nga listat e transportit të hebrenjve të internuar në kamp.

“Misioni ynë është i thjeshtë, t’i rikthejmë kujtesës sonë kolektive sa më shumë emra”, deklaroi drejtori i muzet Piotr Cywinski.

Auschwitz-Birkenau vlerësohet si një kujtesë e rëndësishme ndërkombëtare e Holokaustit. Sipas vlerësimeve, më shumë se 1 milion njerëz, shumica e të cilëve ishin hebrenj, vdiqën atje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Më 27 janar, bota do të përkujtojë 75-vjetorin e çlirimit të kampit nga Ushtria e Kuqe Sovjetike./Gazeta Sinjali/