Gazmend Jashari dhe Adnan Jupolli, janë dy inspektorët tatimorë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) që u arrestuan në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se u kapën me 50 euro ryshfet.
Përmes një komunikate, policia kishte njoftuar se pas intervistimit personave të dyshuar u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Të dyshuarit janë shoqëruar në zyret e NJHRKEK – Prishtinë, të cilët janë intervistuar në cilësinë e personave të dyshuar në prezencën e avokatëve mbrojtës, dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar personave të dyshuar u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhej në komunikatë./Gazeta Sinjali/