Futbollisti i njohur argjentinas, Mauro Icardi, nuk do të qëndrojë të skuadra e Paris Saint-Germain.
Sipas asaj që raporton “Reoubblica”, ai do të dëshironte një të ardhme në fanellën e skuadrës së Juventusit, transmeton Gazeta Sinjali.
Mbrëmë pasi përfundoi loja kundër Saint-Etienne, Icardi ka thënë se nëse mundet të qëndrojë te kjo skuadër do të ishte i lumtur.
“Është e vërtetë që ndihem mirë në Paris, por nuk kemi folur ende për asgjë. Janë akoma 4-5 muaj para fundit të sezonit këtu. Nëse mundem të qëndroj, do të isha i lumtur”, citohet të ketë thënë ai./Gazeta Sinjali/