image Icardi mund kthehet në Itali, por si kundërshtar i fuqishëm i Interit

Futboll

Sport/ Icardi mund kthehet në Itali, por si kundërshtar i fuqishëm i Interit

news image

Juventusi nuk ka hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit Mauro Icardi. Sipas “Tuttosportit”, klubi italian po synon ta transferojë sulmuesin gjatë verës.

Icardi aktualisht është i huazuar te Paris Saint-Germain, me të cilin ekip po shkëlqen në sezonin e tij të parë.

Juventusi thuhet se do të provojë sërish të nisë bisedimet me Interin, për transferimin e argjentinasit.

Icardi këtë sezon me parisienët në të gjitha garat ka shënuar 17 gola dhe katër asistime.