Konsulenti legal i Mauro Icardit, Elio Letterio Pino ka thënë se një transferimi i klientit të tij tek Napoli është i mundur.
Icardi është i lidhur me një kalim gjatë verës në Juventus, Manchester Unite dhe Chelsea, vetëm nëse PSG nuk e shfrytëzon blerjen e tij, transmeton Gazeta Sinjali.
‘De Laurentis nuk ka se çka të pendohet, sepse ai ka tentuar disa herë që ta transferoj Icardin. Verën e kaluar Icardi nuk ka dashur që të qëndroj në Itali, prandaj presidenti i Napolit ofertoi në kohën e gabuar. Por nëse po kërkoni një që mund të shënoj gola, atëherë Mauro është i gatshëm të shënoj’, u shprehë Pino për Radio Marte./Gazeta Sinjali/