image Ibrahimoviqi do të luajë kundër Kosovës

Futboll

Ibrahimoviqi do të luajë kundër Kosovës

news image

Zlatan Ibrahimoviq do të kthehet me Përfaqësuesen e Suedisë këtë muaj, pesë vjet pas paraqitjes së tij të fundit me suedezët.

39-vjeçari, i cili është golashënuesi më i mirë i Suedisë me 62 gola, nuk ka luajtur me shtetin e tij që prej Evropianit të vitit 2016.

Por, forma e tij fantastike me Milanin këtë sezon, ka bërë që ai të kthehet në skenën ndërkombëtare, me përfaqësuesen suedeze.

“FotbollDirekt” ka njoftuar se ai do të thirret për ndeshjet kualifikuese kundër Gjeorgjisë dhe Kosovës, dhe kundër Estonisë në miqësore po ashtu.

Ai pritet që t’i prijë sulmit të Suedisë për Evropianin 2020, që është shtyrë për verën e këtij viti./Gazeta Sinjali Sport/