image Ibrahimi: Komunat shpenzuan mjetet shumë më mirë se Qeveria

Politikë

Ibrahimi: Komunat shpenzuan mjetet shumë më mirë se Qeveria

news image

Komunat e Kosovës po lavdërohen se kanë shpenzuar mbi 61 për qind të mjeteve për investime kapitale.

Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, komunat janë shumë më mirë me shpenzime sesa Qeveria e Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi, tha për Gazetën Sinjali se  komunat harxhojnë mbi 61% të mjeteve për investime kapitale që është shumë më mirë se sa Qeveria.

“Komunat me këtë përqindje të shpenzimeve e rrisin edhe përqindjen e shpenzimeve në nivel vendi e cila për këtë vit, për fajin e Qeverisë, nuk është e lartë, tha Ibrahimi.

Më tej drejtori i AKK-së thekson se sipas informatave që kanë Qeveria ka shpenzuar rreth 49% të mjeteve për investime kapitale dhe kjo është jashtëzakonisht përqindje e ulët ku me qindra miliona euro nuk janë zbatuar shumë e shumë projekte të cilat do përmisonin jetën e qytetarit.

/GazetaSinjali/