image Ia vodhi telefonin dhe 170 euro gruas në Repartin e Gjinekologjisë, arrestohet i dyshuari

Kosovë

Ia vodhi telefonin dhe 170 euro gruas në Repartin e Gjinekologjisë, arrestohet i dyshuari

news image

Dje policia ka arrestuar personin që dyshohet se ia ka vjedhur një gruaje telefonin dhe 170 euro në Repartin e Gjinekologjisë në QKUK.

Vjedhja është raportuar të ketë ndodhur më 6 tetor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se viktimës femër K/Shqiptare nga çanta në repartin e gjinekologjisë ia ka vjedhur një telefon celular dhe njëqind e shtatëdhjetë (170) euro. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

/Gazeta Sinjali/