image Ia vë flakën vetes, vdes 45 vjeçari

Rajon

Ia vë flakën vetes, vdes 45 vjeçari

news image

Një 45 vjeçar nga Vlora këtë të shtunë  i ka dhënë fund jetës duke i vënë flakën. Ai ka qenë në banesën e tij kur ka ndërmarrë aktin e rëndë.

Policia e qytetit bregdetar bën me dije se shtetasi me inicialet A.J 45 vjeç dyshohet se vuante nga sëmundje të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë Vlorë

Më datë 17.08.2019, rreth orës 03:30, në fshatin Fitore, Vlorë, shtetasi A.J, 45 vjeç, dyshohet se është vetëdjegur në banesë ku për pasojë ka humbur jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vetëdjegur.

45 vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendorë dhe jetonte vetëm në banesë.

Grupi hetimorë po kryen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.