image "Ia paska ni erën pareve", Klinaku reagon pas dorëheqjes së kryeprokurorit të Speciales

Politikë

“Ia paska ni erën pareve”, Klinaku reagon pas dorëheqjes së kryeprokurorit të Speciales

news image

Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së ka reaguar pas raportimeve se kryeprokurori Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në Gjykatën Speciale.

Klinaku përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se për kryeprokurorin është i sigurtë që “ia ka ni erën parave”.

“Po lexoj se Kryeprokurori Jack Smith e braktis Gjykatën Speciale, e unë jam i sigurt që ‘ia paska ni erën pareve’”, ka shkruar ai.

Prokurori i posaçëm Smith ka dhënë dorëheqje si Kryeprokuror i Gjykatës Speciale në Hagë, ku ishte i ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Smith është emëruar të premten për të mbikëqyrur një nga hetimet penale më të mëdha në botë, atë të mbajtjes së dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago të ish-presidentit Donald Trump.

/GazetaSinjali/