Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim dhe 500 euro gjobë F.A. për akuzën se ia kishte marrë me forcë një gruaje zinxhrin e arit në vlerë prej 2 mijë e 300 euro shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa të pandehurin V.D. e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 3 muaj i cili dënim nuk do te ekzekutohet në qoftë se në periudhën kohore prej një viti nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk kryen vepër tjetër penale.
F.A. akuzohet se më 31 mars 2021, rreth orës 18:40 në rrugën “Ahmet Kaqiku” në Ferizaj, me përdorimin e forcës ka përvetësuar pasurinë e luajtshme të të dëmtuarës L. I.
Sipas Prokurorisë, F.A. i ishte afruar të dëmtuarës dhe e kishte kap me forcë zinxhirin e arit nga qafa ku së bashku në atë zinxhir ishte e vendosur dhe një pllakë e arit e gdhendur në formë të kokës së tigrit, në vlerë rreth 2300 euro.
Tutje në njoftim tregohet se i pandehuri e kishte tërhequr me forcë zinxhirin nga viktima derisa ishte shkëputur nga qafa e të dëmtuarës, e pastaj të nesërmen e kishte shitur tek argjendaria “Tafa” në Ferizaj për çmimin prej 675 euro, kurse pllakën e zinxhirit e kishte shitur tek nj♪7 argjendari në Ferizaj për çmimin prej 70 euro.
Ndërsa i pandehuri V.D. akuzohet se më 1 prill 2021, në dyqanin e argjendarisë, në Ferizaj, ka blerë një pllak të arit nga i pandehuri i parë, edhe pse ka mundur të di se është përfituar nga vepra penale në atë mënyrë që derisa ishte duke punuar në lokalin e ti, i pandehuri F.A. i ka ofruar për shitje një plake të arit në formë te kokës së tigrit, të cilin e kishte grabitur nga e dëmtuara, kurse i pandehuri e ka blere prej 70 euro, me ç’rast nuk ka bërë identifikimin e shitësit dhe as nuk ka lëshuar kupon fiskal, edhe pse vlera reale ishte shumë më e lartë dhe ka mundur ta di që është përfituar nga vepra penale./Gazeta Sinjali/