image Ia hodhën prokurorit makinën në erë, reagon Ilir Meta

Rajon

Shqipëri/ Ia hodhën prokurorit makinën në erë, reagon Ilir Meta

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas sulmit me tritol ndaj prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi.

Meta dënoi këtë sulm dhe tha që askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit.

“Dënoj me forcë sulmin ndaj prokurorit Albert Kuliçi! Kërkohet hetim dhe ndëshkim për autorët! Askush të mos guxojë të verë dorë ndaj njerëzve të ligjit!” shkruan Meta.

Prokurorit Albert Kuliçi iu bë atentat, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku u hodh në erë me eksploziv automjeti i tij./Gazeta Sinjali/