Kryetari i Alenacës së të Rinjve të Kosovës, Driton Bardheci, është emëruar zëvëndësministër në Ministrinë e Arsimit që udhëhiqet nga Ramë Likaj i AAK-së.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, duke falënderuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe strukturat e AAK-së për besimin e dhënë.
Driton Bardheci, mori pjesë në aksionin protestues të rinisë së AAK-së për të kundërshtuar heqjen e taksës nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti. Përmes këtij aksioni, Bardheci hodhi një paketë të improvizuar si paketim i biskotave “plazma” që kanë prejardhje nga Serbia.
“Këtë plazma ia lëmë z.Kurti”, kishte thënë Bardheci gjatë këtij aksioni./Gazeta Sinjali/