Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosje”, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se i dyshuari pas një mosmarrëveshje me vëllain e tij, i kishte bllokuar këtij të fundit rrugën.
Mirëpo, i dyshuari nuk është mjaftuar me kaq. Pas “zgjidhjes” së problemit me vëllain e tij, ai kishte telefonuar edhe motrat të cilat më pas i kishte kanosur.