image I vodhi 20 mijë euro, e ndaluan qytetarët dhe e arrestoi policia

Siguri

I vodhi 20 mijë euro, e ndaluan qytetarët dhe e arrestoi policia

news image

Një person është arrestuar në Prizren, pasi ka tentuar t’ia vjedh një personi tjetër 20 mijë euro, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj. Ai ka thënë se i dyshuari ka kërkuar që t’i këmbejë 25 mijë franga për 20 mijë euro.

“Në një këmbimore, një i dyshuar ka kërkuar që t’i këmbejë 25 mijë franga me 20 mijë euro. Por përderisa viktima ka qenë duke i numëruar paratë, i dyshuari ka grabitur paratë dhe e ka goditur viktimën. Por gjatë ikjes, afër kanë qenë disa qytetarë që e kanë ndaluar atë të ikë dhe policia e ka arrestuar”, ka thënë Osmanollaj për Sinjalin. /GazetaSinjali/