image I vihet zjarri një prone në Podujevë, pronari thotë se iu dëmtuan 20 ari mjedra

Siguri

I vihet zjarri një prone në Podujevë, pronari thotë se iu dëmtuan 20 ari mjedra

news image

Në fshatin Shajkofc të Podujevës, persona të papërgjegjshëm i kanë vënë zjarrin një prone duke e dëmtuar pronarin e kësaj prone rreth mijëra euro, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë treguar se personat e dyshuar që i kanë vënë zjarrin kësaj toke ende janë të panjohur për Policinë e Kosovës.

Ndërkohë, pronari i tokës, ka treguar se aty ka pasur të mbjella mjedra, dhe nga zjarri raportohet të jenë dëmtuar rreth 20 ari mjedra dhe sistemi i ujitjes.

Sinjali mëson se vlera e dëmeve të shkaktuara është rreth 1000 euro. /Gazeta Sinjali/