image I vëllai për Nezir Mehmetajn: Le ta çojnë në Gjykatën Speciale, ajo për këtë punë është

Drejtësi

I vëllai për Nezir Mehmetajn: Le ta çojnë në Gjykatën Speciale, ajo për këtë punë është

news image

Vëllai i Nezir Mehmetajt, ka folur për këtë të fundit, i cili ndodhet i arrestuar nga autoritet serbe, tash e gjashtë muaj,ai tha se ajo çfarë është duke i ndodhur të vëllait, është e padrejtë.

Ai thotë gjithashtu që nëse duan le ta çojnë në Gjykatën Speciale, por mos ta mbajnë në Serbi.

“Si familjar, ministrit Selimi i kërkova që le të bëjnë sa më shumë trysni te ndërkombëtarët, i kërkova që le të bëjnë diçka, e le ta bijnë në Kosovë, ne kemi gjykatat tona. Përndryshe le ta çojnë edhe në Gjykatën Speciale, për atë është ajo, e jo në Serbi”, u shpreh Agron Mehmetaj.

Më tutje, Agron Mehmetaj tha se i vëllai ka qenë njeri i mirë dhe se u ka ndihmuar shumë njerëzve.

“Në fillim ne nuk kemi ditur asgjë për të. Neziri ju ka ndihmuar njerëzve, gjithmonë kur kemi shkuar diku, kush ka pasur nevojë, ju ka ndihmuar të gjithëve”, tha ai.

Ndërkaq, ministri i Drejtësisë sot i ka shkruar letër shefes së Bashikimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

“Shtetasi kosovar, Nezir Mehmetaj, është arrestuar dhe ndaluar në mënyrë të kundërligjshme që nga 3 janari nën akuzat e anëtarësisë së tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe akuza për vrasje, që supozohet se kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Selimi në letër drejtuar Apostolovës. / Gazeta Sinjali/