Kaltrina Selimi ka njoftuar se ka ndërruar jetë nëna e saj.
Në në postim në profilin e saj në rrjetin social Instagram, këngëtarja nga Kosova, Kaltrina Selimi, ka ndarë me fansat dhimbjen për vdekjen e nënës.
Ajo ka lajmëruar se gjatë ditës së sotme do t’i japin lamtumirën e fundit nënës.
“Miq te dashur! Me dhimbje të thellë ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë ndërroj jetë. Varrimi behet sot me 05.11.2019 ne ora 14 ne varrezat e Prishtinë“, shkruan Kaltrinë në postimin me foton e zezë.