image I vazhdohet edhe për 2 muaj paraburgimi të dyshuarit që ua shiti mbi 1200 euro false kamarierëve në Prizren

Drejtësi

I vazhdohet edhe për 2 muaj paraburgimi të dyshuarit që ua shiti mbi 1200 euro false kamarierëve në Prizren

news image

Gazeta Sinjali dje raportoi se Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave në Prizren, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë”. Të akuzuarit Basri Berisha dhe katër kamarierë T.P., V.Z., L.E. dhe A.P., dyshohet se në bashkëkryerje kanë falsifikuar dhe vënë në qarkullim 1 mijë 250 euro.

Të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit më 4 nëntor, por më 18 nëntor, pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata ka marrë aktvendim, në bazë të së cilit katër kamarierëve u është ndërprerë masa e paraburgimit dhe është zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacion policor.

Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Gjykata Themelore në Prizren. Zëdhënësi i kësaj gjykate, Marcel Lekaj tha për Sinjalin se pas ngritjes së aktakuzës, gjykata ka marrë vendim që Basri Berishës t’i vazhdohet edhe për dy muaj masa e paraburgimit.

“Gjykata duke vepruar sipas detyrës zyrtare, me datë 01.12.2021 ka marrë Aktvendim dhe të akuzuarit B.B., i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muajsh, e cila masë do ti llogritet prej datës 02.12.2021 deri më datë 02.02.2022, kurse ndaj katër të pandehurve tjerë, është vazhduar masa e paraqitjes në stacion policor në kohëzgjatje prej 2 (dy) muajsh, e cila masë do ti llogritet prej datës 02.12.2021 deri më datë 02.02.2022“, thuhet në përgjigjen e gjykatës për Sinjali.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/