Deputetja dhe aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është duke shijuar pushimet në bregdetin shqiptar, me të dashurin e saj, Keith Groeneveld.
Keith ka zgjedhur ta befasojë sonte atë me një darkë romantike buzë detit, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo befasi e gëzoi jashtë mase aktoren, e cila përmes një postimi në Instagram ka uruar që fatin e saj për mënyrën se si e trajton i dashuri i saj, ta kenë të gjitha femrat e botës.
“Çdo herë duke u befasuar nga ky njeri i pashëm. I uroj çdo femre në këtë botë një burrë që trajton një grua si ai. Me të vërtetë një bekim nga Zoti! PS: Për të gjithë urrejtësit kini kujdes, po urreni një dhuratë nga Zoti”, kanë qenë fjalët e aktores dhe deputetes së njohur në mbishkrimin e fotografive./Gazeta Sinjali/