image "I tundur nga ofertat tjera", Sylviniho flet për kontratën me Shqipërinë: Ndihem shumë mirë këtu

Futboll

“I tundur nga ofertat tjera”, Sylviniho flet për kontratën me Shqipërinë: Ndihem shumë mirë këtu

news image

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka folur mbi kontratën që ai ka me kuqezinjtë, duke thënë se s’ka firmosur ende asgjë por nuk ndihet i shqetësuar.

Sylvinho tha se aktualisht ka kontratë me Shqipërinë deri në përfundim të Evropianit dhe së bashku me stafin këto ditë janë marrë kryesisht me shortin.

“Ne duhet të shfrytëzojmë këto 6 muaj për të rikuperuar forcat duke nisur nga janari për të punuar fort për të bërë diçka më shumë, kështu që për gjërat e tjera nuk jam i shqetësuar për asgjë”, tha Sylvinho në një intervistë për “News24”.

Ai më tej është shprehur i gatshëm për të qëndruar më gjatë në Shqipërinë, pasi tha se ndihet mirë me kombëtaren.

“Jemi duke bërë një punë të mirë, e dimë që kemi edhe besimin e futbollistëve, një raport të mirë me federatën, me gjithë njerëzit, jetojmë këtu në Tiranë, kështu që nuk kemi asnjë problem”, tha ai.

/GazetaSinjaliSport/